
Arben Fetai i cili u largua nga Arben Taravari dhe qëndroi në VLEN për të mos u shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit sot ka publikuar një foto ku flet për takim me mbështetësit e tij të Aleancës për Shqiptarët por që në fakt ai prezanton strukturat e LD-së së Izet Mexhitit dhe LB-së së Bilall Kasamit, shkruan Top24
“Jo, jo! Aty në takim është Latif Arifi nga Strimnica që jeton dhe vepron në Norvegji dhe një bashkëvendas i joni që ka qenë shok me ish ministrin dhe i punësuar nga Arben Taravari. Fatkeqsisht, me shumë respekt për të pranishmit por ata janë mbështetës të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit dhe Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit, madje njëri është edhe këshilltar komunal i LB-së dhe kryetar nëndege” tha për Top24 burime nga ASH-Taravari në Bervenicë, përcjell Top24
“Po e pash! Halili është ish miku im, u largua nga ne mbeti me grupin e Taravarit por edhe aty mbeti i pakënaqur vazhdoi me grupin e Izetit a të Kasamit sedi…Në foto janë dy ish aktivist të ASH-së që kanë vazhduar me grupin e Taravarit por njëri nuk është nga Bervenica” thonë për Top24 nga ASH-Sela.







