LajmeMaqedoniTopLajm

Janev: Vendet fqinje nuk përgjigjen në kohë reale në kërkesat tona për Grubin, Bajramin, dhe Kovaçeskin

Drejtori i Byrosë për Sigurinë Publike, Aleksandar Janev në një prononcim për Televizionin Alsat ka thënë se nuk është i kënaqshëm bashkëpunimi me vende të caktuara fqinje për gjetjen e ish zyrtarëve si Artan Grubi, Vasko Kovaçevski dhe Përparim Bajrami që po kërkohen me fletarrest ndërkombëtarë.Ai tha se këto vende nuk u përgjigjen kërkesave të vendit në kohë reale.
“Këtu më duhet të them se me disa vende të caktuara fqinje, bashkëpunimi në këtë pjesë nuk na shkon bash në nivel të lehtë, sepse jo vetëm lidhur me këta persona, kemi edhe persona të tjerë që në mënyrë aktive i kërkojmë dhe madje edhe kur kishim informacione të sakta se ku mund të jenë, në kohë reale, për fat të keq, shërbime të caktuara nga vendet fqinje nuk kanë vepruar për kërkesat tona, kanë vepruar por jo në kohë reale, kanë vepruar më vonë. Nuk do të doja të futem në arsyet për këtë” , deklaroi Aleksandar Janev, Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Mes tjerash Janev thotë se për gjetjen e tyre kanë disa gjurmë të caktuara duke u kursyer të jap detaje më shumë

Lidhur me të gjithë ata që kërkohen me flet arrest ndërkombëtar në përputhje me procedurat e Interpolit, punojmë intensivisht me kolegët tanë fqinjë, të rajonit dhe botës. Kemi disa gjurmë të caktuara, kemi informacione të caktuara, megjithatë tani për tani nuk kemi asgjë konkrete”, tha Aleksandar Janev, Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close