LajmeRajon

LDK nesër konferencë në 11:00, Abdixhiku shpalos 15 pikat për Qeverinë e Unitetit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të shpalosë agjendën 15 pikëshe, rreth propozimit të tij për Qeveri të Unitetit.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së, me fillim nga ora 11:00.

Ndryshe, vendi gjendet në një krizë politike me moskonstituimin e Kuvendit, për shkak se kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetare të parlamentit, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Përderisa VV-ja insiston në Haxhiun, partitë e tjera kanë kërkuar që kandidatja të ndërrohet dhe të propozohet dikush që sipas tyre do të jetë më e pranueshme.

Në këtë vijë, LDK ka propozuar idenë e krijimit të një qeverie nacionale të tranzicionit, me afat të caktuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close