LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti: Aferim VLEN-it, shqiptarët përjashtohen sistematikisht nga institucionet publike në Maqedoninë e Veriut edhe në AUV u bëtë 21 – 0

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes  një postimi ka reaguar ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Agjensinë për Ushqim dhe Vetetinari janë punësuar 21 maqedonas ndërsa zero shqiptarë. Ahmeti këtë e quan përjashtim  sistematik të shqiptarëve nga institucionet publike në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

21-0
Skandal në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë: Shqiptarët 0, diskriminimi 100%
Në konkurset publike 01-2025 dhe 02-2025 të shpallura nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, rezultati është tronditës: nga gjithsej 21 vende pune, asnjë shqiptar nuk është përzgjedhur. Ky është një sinjal alarmi për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet publike në Maqedoninë e Veriut.
Në një shtet multietnik, një rezultat i tillë nuk është rastësi – është diskriminim. Heshtja institucionale dhe mungesa e reagimit nga përfaqësuesit shqiptarë është edhe më shqetësuese.

Related Articles

Back to top button
Close
Close