LajmeSport

Juventusi konfirmon Igor Tudor në stol edhe për sezonin 2025/2026

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Juventusit, Damien Comolli, ka konfirmuar se Igor Tudor do të mbetet në krye të skuadrës edhe pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Comolli, i cili u prezantua zyrtarisht të martën në një konferencë për shtyp në ‘Allianz Stadium’, foli për herë të parë për mediat italiane dhe një nga temat kryesore ishte pikërisht e ardhmja e trajnerit kroat.

Tudor u emërua trajner në mars, duke zëvendësuar Thiago Mottan, dhe kontrata e tij u zgjat automatikisht deri në vitin 2026 pasi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Klubi gjithashtu kishte zhvilluar më parë bisedime me Antonio Conten dhe Gian Piero Gasperinin.

Por Comolli e bëri të qartë se Tudor do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit për sezonin e ardhshëm.

Comolli ka mbajtur disa role të rëndësishme në futboll, përfshirë ato të skautit kryesor dhe presidentit.

Ai ishte më parë president i Toulouse dhe ka pasur përballje direkte me Tudorin gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Marseille në Ligue 1.

Related Articles

Back to top button
Close
Close