Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri/ Nëntë të vdekur, mes viktimave nxënës dhe mësues, autori vret veten

Nëntë të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Gracit, raportojnë mediat lokale.

Policia thotë se një operacion është duke u zhvilluar pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri në shkollën BORG Dreierschützengasse.

Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake ORF tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë studentë dhe mësues.