
Tash e 18 muaj, Serbia e strehon e i ofron mbrojtje, Millan Radojiçiqit, dhe grupit të tij paramilitar që sulmuan Kosovën më 24 shtator 2023, në Banjskë.
E duke qenë se jeton i lirë, ish-nënkryetari i Listës Serbe, ka sigurim personal, dhe lëviz me eskortë nëpër Serbi.
Shpesh e bënë rrugën edhe drejt Kopaonikut, ku sipas informacioneve të Klan Kosovës, kalon shumë kohë.
Rasti që u raportua vetëm nga media siç është gazeta serbe”Radar” u hesht krejt nga shteti, dhe nga mediat pro-pushtetare.
Kurse me 8 prill, po e njëjta gazetë raportoi se gruaja, që ishte bashkë me bashkëshortin e saj, vdiq nga plagët, dhe ky çift u zbulua se janë prindërit e njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të policisë së Beogradit, por, pavarësisht kësaj rasti është heshtur krejt.
Ndërkohë më 2 qershor u raportua se vdiq edhe babai i kryepolicit në kryeqytetin serb, që u lëndua më 21 mars, nga goditja e rojës së Radojiçiqit.
Personi që i mbyti prindërit e zyrtarit të lartë policor serb, rast ky që është heshtur në mënyrë speciale nga struktura shtetërore, është Millosh Milenkoviq, truproje jo-formale e Radojiçiqit.
Ai bashkë me krye-terroristin, që kreu aktin e agresionit në Banjskë, është në mesin e 45 personave të akuzuar në një akt-akuzues kapital nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si pjesmarrës e organizator të sulmit në Banjskë të Zveçanit.



