LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Zeron e shqiptarëve në institucione lidhet me ata të VREDI-t që shfuqizuan Balancuesin dhe e shpallën armik të shqiptarëve

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka akuzuar koalicionin VLEN si përgjegjës për zero punësimet e shqiptarëve në institucionet e vendit duke theksuar se ZERO-t e njëpasnjëshme në punësimet e shqiptarëve në institucionet shtetërore bie drejtpërdrejt mbi ata që shfuqizuan Balancuesin – një mekanizëm që garantonte përfaqësim të drejtë. Ishin pikërisht eksponentët e VREDI-t, ata që me zell e quanin këtë shfuqizim “arritje të jashtëzakonshme”, duke e shpallur Balancuesin si armik të shqiptarëve, shkruan Top24

Balancuesi dhe ZERO-t
Faji për ZERO-t e njëpasnjëshme në punësimet e shqiptarëve në institucionet shtetërore bie drejtpërdrejt mbi ata që shfuqizuan Balancuesin – një mekanizëm që garantonte përfaqësim të drejtë. Ishin pikërisht eksponentët e VREDI-t, ata që me zell e quanin këtë shfuqizim “arritje të jashtëzakonshme”, duke e shpallur Balancuesin si armik të shqiptarëve.
Në realitet, si në shumë raste të tjera, ata thjesht i shërbyen interesave të partnerit të madh qeverisës, duke hapur rrugë për punësime monoetnike, me përjashtim sistematik të shqiptarëve.
Shfuqizimi i Balancuesit nuk ishte reformë, por tradhti ndaj interesit kombëtar, ndërsa ZERO-t e sotme janë rezultat i heshtjes dhe servilizmit të atyre që duhej të mbronin barazinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close