
Në asamblenë e CDI-IDC, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi me fakte konkrete rrëzimin e demokracisë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në fjalën e saj, deputetja Albana Vokshi renditi faktet të cilat vërtetojnë farsën elektorale të 11 majit, si dhe akuzoi kandidatët e mazhorancës socialiste se u mbështetën nga organizatat kriminale. Në fjalën e saj, Vokshi theksoi se në Vorë u kërcënua familjarisht dhe nuk u mor asnjë masë nga policia dhe institucionet e drejtësisë.
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi me fakte konkrete rrëzimin e demokracisë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Në Asamblenë e IDC-CDI, deputetja demokrate u shpreh se në Shqipëri u zhvillua një farsë elektorale, ku qytetarët nuk u lejuan të zgjedhin, dhe kandidatët e mazhorancës socialiste u mbështetën nga organizatat kriminale.
Vokshi ka treguar se si në Vorë u kërcënua familjarisht për shkak se qendrat e votimit u pushtuan nga persona me precedent kriminal, ndërsa ka bërë me dije se policia dhe institucionet e drejtësisë nuk morën masa për këtë skandal.
Në Vorë, ku isha kandidate dhe Drejtuese Politike, qendrat e votimit u pushtuan nga kriminelë: të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Anëtarë të grupeve kriminale mbanin distinktivë fallco dhe kërcënonin hapur votuesit. Njerëz të armatosur bashkëpunonin me ministra dhe zyrtarë të shtetit. Unë u fyeva, u intimidova dhe u kërcënova vazhdimisht. Familja ime, vajza ime, u kërcënuan nga të njëjtët persona që unë i kisha raportuar te mekanizmi i posaçëm i ngritur për të parandaluar dhunën, krimin elektoral. Por jo vetëm që ata nuk arritën të më mbrojnë mua dhe familjen time, ata nuk arritën të parandalonin asnjë krim zgjedhor, sepse rrjeti i patronazhit dhe kartelet e drogës ishin ata që vendosnin për votën. Policia nuk bëri asgjë. SPAK nuk bëri asgjë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sikur nuk pa asgjë.
Në asamblenë e IDC-CDI-së ku u miratua rezoluta e cila dënonte zgjedhjet e 11 majit duke i cilësuar farsë elektorale, Partia Demokratike u përfaqësua nga deputetja Albana Vokshi dhe Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi. SYRI.net



