
Vetëm pak orë para se topi të nisë të rrotullohet në Mynih, pritet një përballje madhore mes Interit dhe PSG-së, në një finale që mund të hyjë në histori, veçanërisht për francezët që kërkojnë trofeun e parë të këtij lloji. Në prag të kësaj sfide, algoritmet e avancuara të Stats Perform (Opta) kanë ndërtuar formacionin ideal të finales, bazuar në statistika të detajuara për secilin pozicion në fushë.
Në portë është zgjedhur Yann Sommer i Interit, i cili ka qenë fantastik gjatë gjithë edicionit. Ai ka pritur më shumë gola se çfarë është pritur statistikisht, duke pësuar vetëm 10 gola nga 15.9 të pritshëm.
Mbrojtja
Pjesa më e madhe e mbrojtjes është përfaqësuar nga PSG. Në krahun e djathtë qëndron Achraf Hakimi, mbrojtësi më efektiv në Champions këtë sezon me 3 gola, 5 asistime dhe 34 raste të krijuara.
Dy qendërmbrojtësit janë Marquinhos (PSG) dhe Francesco Acerbi (Inter). Ky i fundit ka hyrë në histori si një ndër shënuesit më të vjetër në një gjysmëfinale të Champions-it. Në të majtë pozicionohet Nuno Mendes, gjithashtu nga PSG.
Mesfusha
Dominim portugez në mesfushë. João Neves dhe Vitinha përbëjnë boshtin e mesfushës. Vitinha ka kompletuar më shumë pasime se çdo lojtar tjetër në garë, përveç Xavit historik. Nicolò Barella (Inter) bashkohet me ta, si mesfushori që ka dhënë më shumë pasime në zonën ofensive për zikaltrit.
Sulmi
Ousmane Dembélé është i vetmi sulmues i PSG në formacionin ideal. Ai ka kontribuar në 12 gola (4 gola + 3 asistime) dhe ka vendosur një rekord të ri për një lojtar të PSG-së në këtë garë.
Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram e plotësojnë treshen ofensive. Lautaro është në rrugën për të shënuar në çdo fazë të eliminimit direkt: në 1/8, çerekfinale, gjysmëfinale dhe tani finalen.
Në total, PSG ka 6 lojtarë në formacionin ideal, ndërsa Interi përfaqësohet me 5. Portugalia spikat si kombëtarja me më shumë përfaqësues (3). Megjithatë, si gjithmonë, është fusha e lojës ajo që do të vendosë se kush do të ngrejë trofeun më të madh të futbollit europian për klube.



