LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Në zgjedhjet lokale, së paku 5 komuna do t’i fitojë ASH

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale partia e tij pret të fitojë së paku 5 komuna.

Këtë deklaratë ai e bëri sonte, gjatë edicionit qendror të lajmeve në TV Sitel.

“Pres së paku t’i fitojmë pesë komuna, ndoshta edhe më shumë. Ky do të ishte një rezultat i shkëlqyeshëm për ne si parti. Nën pesë komuna, rezultati nuk do të ishte i mirë”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se në komuna të caktuara, në rrethin e dytë, mund të bashkëpunojë – varësisht rezultateve – edhe me VLEN, edhe me BDI-në

Related Articles

Back to top button
Close
Close