LajmeMaqedoniTopLajm

Bejtulla Kamberi nga ASh dorëhiqet nga posti i Drejtorit të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti

Të nderuar,
Sot, kam deponuar dorëheqjen time nga posti i Drejtorit të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti.
Gjatë kësaj periudhe kam dhënë maksimumin tim dhe jam munduar të çoj përpara proceset dhe objektivat e këtij institucioni, në përputhje me misionin dhe përgjegjësitë që i takojnë këtij posti.
Në këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Kryesisë së Partisë Aleanca për Shqiptarët, në krye me z. Arben Taravari, për besimin dhe përkrahjen e treguar gjatë gjithë kësaj kohe. Po ashtu, një falënderim të veçantë i shpreh edhe ish zv. Ministrit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim me ujërat, z. Flakron Bexheti, me të cilin kemi bashkëpunuar ngushtë dhe i cili më ka dalë në ndihmë sa herë ka qenë nevoja.
Faleminderit të veçantë për Degën e Aleancës në Vrapçisht për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe për të gjithë të punësuarit në Drejtori – në veçanti inspektorët – për bashkëpunimin korrekt dhe përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave tona të përbashkëta.
Vazhdojmë përpara me punën dhe përkushtimin tonë, që së bashku të përmirësojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Na priftë e mbara!
Me respekt,
Bejtulla Kamberi

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close