
Gadaf Uzairi ka komentuar deklaratat e ish bashkëpartiakut të tij Arben Fetai të cilin eka sfiduar të paraqes rrethin e tij të gjerë ndërsa ka pyetur deputeten Mimoza Arif Musa nëse ende mendon se kjo qeveri është antishqiptare, shkruan Top24
Arben Fetai thotë se Arben Taravari është i vetëm, i izoluar në një rreth të ngushtë njerëzish. Le ta paraqesë ai rrethin e gjerë që përmend nëse ekziston vërtet me fakte, jo me opinione personale! Sepse rrethi i Taravarit është çdo ditë në terren, në organizime partiake, në takime me qytetarë, jo në debate sterile online.
Dhe për fat të keq të atyre që ndihen jashtë çdo rrethi, Taravari ka një mbështetje që nuk ka nevojë ta shpikë: ajo shihet, dëgjohet dhe ndihet. Dallimi është i qartë disa flasin për rreth, të tjerët e ndërtojnë atë.
Një pyetje publike për një nga “rrethi i gjerë” që mundohet të manipulojë opinionin:
Mimoza A Musa a është kjo qeveri që ju e përkrahni, një qeveri antishqiptare?



