
Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi i është përgjigjur zëvendëskryeministrit Arben Fetai i cili sot tha se Taravari është izoluar në një rreth të ngushtë. Uzairi në postimin e tij i shkruan Fetait se në vend se të merresh me debate sterile paraqitje rrethin tënd të gjerë nëse egziston, shkruan Top24
Arben Fetai thotë se Arben Taravari është i vetëm, i izoluar në një rreth të ngushtë njerëzish. Le ta paraqesë ai rrethin e gjerë që përmend nëse ekziston vërtet me fakte, jo me opinione personale! Sepse rrethi i Taravarit është çdo ditë në terren, në organizime partiake, në takime me qytetarë, jo në debate sterile online.
Dhe për fat të keq të atyre që ndihen jashtë çdo rrethi, Taravari ka një mbështetje që nuk ka nevojë ta shpikë: ajo shihet, dëgjohet dhe ndihet. Dallimi është i qartë disa flasin për rreth, të tjerët e ndërtojnë atë.
Një pyetje publike për një nga “rrethi i gjerë” që mundohet të manipulojë opinionin:
Mimoza A Musa a është kjo qeveri që ju e përkrahni, një qeveri antishqiptare?



