
Në seancën e sotme KSHZ-ja konstatoi se Valbona Adili Emini e pranon mandatin, për të cilin i lëshohet edhe certifikatë me shkrim, pas dorëheqjes së Sulejmanit.
Më herët sot Kuvendi para fillimi të seancës së 52-të konstatoi se ndërpritet mandati i deputetit i Salim Sulejmanitt, i cili më datë 18 të këtij muaji dha dorëheqje nga të gjitha pozicionet në ASH, si dhe nga pozicioni i tij si deputet në Kuvend, duke iu referuar përgjegjësisë morale, profesionale dhe politike, kurse me dorëheqjen e tij, VLEN-i fiton një deputet të ri.
Gjatë seancës së 52-të të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, është verifikuar mandati i deputetës së nga radhët e Lëvizjes Besa znj.Valbona Adili Emini e cila do të jetë deputete e VLEN.



