LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski kërkon mbështetje për rezolutën për gjuhën maqedonase

Kryeministri Hristijan Mickoski e ka ftuar opozitën për unitet, me qëllim që të bindën eurodeputetët që të miratojnë një rezolutë me të cilën njihet identiteti dhe gjuha e veçantë maqedonase.

„Identiteti i veçantë maqedonas ndër shekuj dhe gjuha e veçantë maqedonase janë fakte, dhe kushdo që i mohon apo refuzon t’i pranojë është anti-NATO dhe anti-BE. Prandaj, çdo vend anëtar që nuk e pranon këtë dhe çdo eurodeputet që nuk do të votojë për këtë rezolutë është anti-BE dhe në kundërshtim me vlerat evropiane të përcaktuara shumë kohë më parë nga Adenauer, Schuman dhe De Gasperi“, tha Mickoski në një konferencë për shtyp në Qeveri.

Kjo deklaratë vjen pas njoftimeve se Parlamenti Evropian është pranë miratimit të raportit për përparimin e Maqedonisë drejt BE-së, në të cilin në katër vende pranohet identiteti dhe gjuha maqedonase. Ky do të jetë organi i dytë ligjvënës në Evropë pas Bundestagut gjerman, i cili më 15 qershor 2023 e pranoi identitetin dhe gjuhën maqedonase me një rezolutë të tij.

Mickoski thotë se për herë të parë përpara eurodeputetëve do të paraqitet një raport në të cilin në disa raste përmendet identiteti dhe gjuha maqedonase si të veçanta ndër shekuj.

„Shpesh është përsëritur se kjo nuk është pengesë për askënd. Pres që eurodeputetët ta miratojnë njëzëri këtë raport, në të cilin konfirmohet identiteti i veçantë maqedonas ndër shekuj dhe gjuha e veçantë maqedonase, e cila është pjesë e gjuhëve zyrtare të Kombeve të Bashkuara dhe është e njohur ndërkombëtarisht apo e kodifikuar në vitin 1977, megjithëse kodifikimi ka përfunduar që në vitin 1945 në kuadër të OKB-së“, tha Mickoski, duke kujtuar se këtë vit u festuan 80 vjet nga kodifikimi i gjuhës maqedonase.

Related Articles

Back to top button
Close
Close