LajmeSport

A po rikthehet Xherdan Shaqiri të kombëtarja e Zvicrës? Përgjigje befasuese e selektorit

Në qershor, kombëtarja e Zvicrës do të përballet me SHBA-në dhe Meksikën në dy ndeshje miqësore.

Në konferencën për shtyp, selektori i Zvicrës Murat Yakin foli për skuadrën e tij dhe një rikthim të mundshëm të Xherdan Shaqirit.

Murat Yakin ka habitur me një deklaratë në konferencë për shtyp.

Ai kanjoftuar skuadrën kombëtare me komentet e tij për Xherdan Shaqirin. “U përpoqa ta kontaktoja dhe pastaj i dërgova një mesazh zanor.

Ai e di rolin e tij, të cilin e ka luajtur në mënyrë të shkëlqyeshme edhe në Kampionatin Evropian.

Nga ana ime, dera është e hapur, por ai duhet të jetë gjithashtu i gatshëm”, tha Yakin, transmeton mediumi zviceran “Blick”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close