
Grupi i mirënjohur shqiptar Elita 5 ka rrëmbyer çmimin e madh në edicionin e 22-të të spektaklit “Netët e Klipit Shqiptar”, me videoklipin e këngës “Natën e mirë”, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Ceremonia u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, duke shënuar rikthimin e ngjarjes në kryeqytet pas 7 vitesh, pasi edicionet e mëparshme ishin organizuar në Ulqin.
“Netët e Klipit Shqiptar” mbetet një nga ngjarjet më prestigjioze për industrinë muzikore shqiptare, duke promovuar artistët dhe standardin vizual të videoklipeve moderne.



