LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska sot nxori në sipërfaqe betonizimin e Çairit dhe fajtori është i qartë Visar Ganiu

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpërndarë videon e kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila përmes FB të saj u kyq LIVE nga vendi ku po ndërtohet një ndërtesë pa leje në komunën e Çairit. Për këtë skandal në Çair, nga BDI thonë se përgjegjës për këtë është kryetari i Çairit, Visar Ganiu, shkruan Top24

Kryetarja e Shkupit ekspozoi një të vërtetë të hidhur – Çairi po mbytet në ndërtime pa leje, dhe fajtori është i qartë: Kryetari i Çairit dhe klika e tij!
Ajo që panë të gjithë sot nuk është lajm , është përditshmëria e dhimbshme e banorëve të Çairit:
🏚️ Kulla pa leje, pa standarde, pa parkingje, pa planifikim urban.
🚫 Mbi kokat e njerëzve, në hapësirat publike, përballë shkollave e spitaleve ndërtim mbi ndërtim, vetëm për interesa të ngushta dhe korruptive.
❗Kryetari i Çairit nuk është vetëm i paaftë – ai është bashkëpunëtor aktiv në këtë krim urbanistik që ua ka bërë jetën të pamundur mijëra familjeve!
🚗 Kaos në trafik.
🏘️ Lagje të bllokuara.
🌳 Hapësira të gjelbra të zhdukura.
📉 Jetë pa cilësi, pa qetësi, pa dinjitet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close