
Reagim Publik
Aleanca për Shqiptarët – Dega Dibër po ndjek me shqetësim punësimet e fundit në ndërmarrjen për prodhimin e energjisë elektrike (HEC “Shpilje”), ku nga të gjithë të punësuarit, asnjë nuk është shqiptar.
Punësimi është një e drejtë themelore e çdo individi, pa dallim përkatësie etnike apo bindjesh fetare. Ky institucion, në mënyrë të vazhdueshme, po përjashton shqiptarët nga kjo e drejtë bazë.
I bëjmë thirrje institucionit, si dhe partnerëve qeveritarë (VMRO & VLEN), të ndalojnë urgjentisht këto praktika margjinalizuese ndaj shqiptarëve në Dibër.
Në një shoqëri demokratike nuk ka vend për diskriminim mbi baza etnike. Kërkojmë respektimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët!



