LajmeMaqedoniTopLajm

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Haraqinën heroike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka qëndruar në komunën e Haraqinës ku i është organizuar një pritje madhështore nga banorët e kësaj ane. Ahmeti ka bashkëkuvenduar me banorët e kësaj komune ku ka diskutuar rreth situatës politike në vend, shkruan Top24

Qytetarët e Haraçinës të vendosur në mbrojtje të arritjeve dhe të drejtave të tyre
Strukturat drejtuese të Bashkimit Demokratik për Integrim në degën e Haraçinës organizuan sonte Mbledhjen me Popullin, ku pjesëmarrja masive e banorëve dëshmoi edhe një herë gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të mbrojtur arritjet politike dhe institucionale të shqiptarëve në vend.
Qytetarët e Haraçinës ngritën një sërë shqetësimesh, veçanërisht lidhur me mosfunksionimin e duhur të institucioneve dhe mosrespektimin e gjuhës shqipe, e cila ende anashkalohet në shumë segmente të administratës shtetërore dhe publike.
Një ndër çështjet më të theksuara gjatë takimit ishte edhe diskriminimi në punësimet e fundit në institucionet shtetërore, ku qytetarët shprehën indinjatën për mungesën e përfaqësimit të drejtë dhe barazisë në shpalljet publike, duke theksuar se shqiptarët po përballen me një trajtim të padrejtë dhe të papranueshëm.
Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, në adresimin e tij para të pranishmëve, theksoi se partia është e vendosur të përdorë çdo mekanizëm demokratik për të ndalur këtë prapakthim institucional që po dëmton drejtpërdrejt shqiptarët dhe po cenon karakterin multietnik të shtetit.
BDI riafirmon përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si gurthemel i barazisë, drejtësisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close