
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se katër pacientë që u lënduan në zjarrin e Koçanit po kthehen në vend, ndërsa11 pacientë të tjerë të lënduar në zjarrin e Koçanit do të mbeten në qendra mjekësore të huaja për trajtim.
Pacientët që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje të qëndrueshme.
“Specialistët nga Klinika e Kirurgjisë Plastike vizitojnë rregullisht Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit disa herë në javë dhe kryejnë ekzaminime, ndërsa specialistët e mjekësisë fizike dhe specialistët psikiatrikë janë gjithashtu të përfshirë në trajtimin e personave me djegie. Ministria e Shëndetësisë po monitoron vazhdimisht situatën e pacientëve të lënduar, me qëllim që të sigurojë trajtimin më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimin e mëtejshëm”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan humbën jetën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.



