LajmeRajon

Sigurimi i Radoiçiqit, i dyshuar për sulmin në Banjskë, shkakton aksident tragjik në Beograd – rasti kalohet në heshtje

Më 21 mars 2025, një aksident i rëndë ndodhi në Beograd.

Aty vdiq nëna e një polici.

Aksidenti u shkaktua nga një automjet që bënte pjesë në kolonën e sigurisë së Milan Radoiçiqit, një figurë e lidhur me qeverinë serbe dhe i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës.

Përgjegjësi i dyshuar për aksidentin është Milosh Milenkoviq, 29-vjeçar nga Leposaviqi, i cili është një nga të akuzuarit për terrorizëm në Banjskë, shkruan portali radar.

Pas aksidentit, Milenkoviq u ndalua nga policia dhe u testua për alkool, por nuk u gjetën substanca të tilla. Ai ka pranuar fajësinë për veprën e tij.

Megjithatë, rasti ka kaluar në heshtje, dhe kjo ka nxitur reagime të mëdha për faktin e afërsisë që kanë njerëzit e Radoiçiqit me Vuçiqin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close