
Ministri i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani dhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti sot në dy paraqitje të ndryshme kanë njoftuar për ritje të shumicës parlamentare me katër deputet nga Fronti Europian duke tentuar të mbulojnë mungesën e deputetëve të ASH-së së Arben Taravarit, shkruan Top24
Burime për Top24 jozyrtarisht kanë bërë të ditur se katër deputetët për të cilët pretendojnë Mexhiti e Limani, janë Ismail Jahoski, Bejxhan Iljas, Menduh Thaçi dhe Sali Murat.
Ndryshe vet deputeti Sali Murat para disa ditësh në një press konferencë ka theksuar se ai është koordinim me Frontin Europian, ndërsa kreu i PDSH-së më herët në disa raste ka deklaruar se ai dhe partia e tij nuk do të jenë pjesë e qeverisë. ” Do të shpekulohet, por do të bindeni dhe do të vërtetohet se asgjë nuk do ketë, ja kaluan 10 muaj dhe ne ja ku jemi” kishte deklaruar Mendu Thaçi.
Nga ana tjetër deputetët e ASH-Taravari gjatë ditës së djeshme kishin dhënë mbështetje Taravarit duke shpërndarë fllaerin e Aleancës për Shqiptarët.



