BotaLajme

Ukraina prezanton dronët detarë

Një ekip nga inteligjenca ushtarake ukrainase kanë publikuar për herë të parë dronin më të ri detar, që tashmë është dëshmuar si një armë tejet efektive në shkatërrimin e anijeve, helikopterëve dhe aeroplanëve rusë.

Ngjarja është zhvilluar në një lokacion të fshehtë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për dronin detar Magura që përdor teknologjinë më të avancuar të armëve, që inteligjencës mbrojtëse ukrainase u ka ndihmuar në kryerjen e operacioneve të shumta në Detin e Zi.

Shefi i inteligjencës ushtarake, gjenerallejtënant Kyrylo Budanov, ishte gjithashtu i pranishëm në prezantim fshehtë.

Shërbimi i inteligjencës ukrainase prezantoi publikisht për herë të parë një seri dronësh Magura  duke përfshirë:

Anijen e njohur MAGURA V5, droni kryesor detar i Ukrainës në luftën kundër flotës ruse, i aftë të mbajë deri në 320 kilogramë ngarkesë dhe i pajisur me një modul luftimi që përmban një mitraloz.

Platformën shumëfunksionale MAGURA V6P me një rreze veprimi deri në 540 milje detare.

Dronin Magura V7, i cili mbante raketa, bëri histori duke shkatërruar një aeroplan luftarak armik – ky dron mund të mbajë deri në 650 kilogramë ngarkesë dhe të operojë brenda një rrezeje veprimi deri në 800 milje detare.

Një tjetër model Magura V7, ky i pajisur me një modul luftimi me mitraloz të rëndë.

Dronët Magura kanë luajtur një rol vendimtar në kthimin e valës së luftës detare në favor të Ukrainës.

Operatorët nga Grupi 13, të pranishëm në këtë aktivitet, theksuan se ky është vetëm fillimi për Flotën e Detit të Zi të Rusisë, duke theksuar se e ardhmja e luftës qëndron në teknologjinë e përparuar.

“Mund të themi me besim se HUR dhe Grupi 13 i Ukrainës e kanë shtyrë Flotën Ruse të Detit të Zi përsëri në portet e tyre. Ata janë të kufizuar në lëvizjet e tyre dhe nuk i përmbushin më misionet e tyre të caktuara”, tha komandanti i njësisë, i njohur me nofkën “Trembëdhjetë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close