LajmeMaqedoniTopLajm

Plas “grushti” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Apasiev dhe deputeti i VMRO-së gjakosin koridoret

Plas përleshja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – Apasiev dhe deputeti i VMRO-së përfshihen në incident fizik.

 

Burime konfidenciale nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur për redaksinë e in7 se ka ndodhur një përplasje fizike mes liderit të “E Majta”-s, Dimitar Apasiev, dhe një deputeti të VMRO-DPMNE-së.

Sipas informacioneve që kemi marrë, konflikti verbal mes palëve ka degjeneruar në përleshje fizike, duke lënë pas edhe gjurmë të dukshme në ambientet e Kuvendit. Në disa nga fotografitë e siguruara, shihen mure të gjakosura në korridoret e institucionit, që besohet të jenë rezultat i përplasjes.

 

Deri më tani, nuk ka ende një reagim zyrtar nga Kuvendi për incidentin, ndërsa pritet që edhe vetë protagonistët të prononcohen në orët në vijim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close