LajmeMaqedoni

Donacion i pajisjeve mjekësore në Spitalin Gjinekologjik në Çair

Në Spitalin Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair sot u realizua një donacion i pajisjeve medicinale. Nga Komuna Çair thonë se bëhet fjalë për diçka të çmueshme që do t’i përmirësojë kushtet për pacientet.

 

“Donacioni përfshin 10 karrige laboratorike për marrjen e gjakut, të cilat do të shërbejnë në lehtësimin dhe efikasitetin e procedurave të përditshme mjekësore”, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të komunës Çair.

 

Në pranim dorëzimin e donacionit, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtoresha e spitalit, Pranvera Izairi, drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, si dhe deputetja Merita Koxhaxhiku

Related Articles

Back to top button
Close
Close