
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 24 gradë Celsius.
Nga e enjtja drejt fundit të ditës, gjatë natës dhe të premten, nën ndikimin e një vale të lagështisë, do të ketë reshje të shiut të cilat lokalisht do të jenë më të dendura. Gjatë fundjavës do të vazhdojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.



