
Ish deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu sonte ka reaguar ndaj vendimit të kryesisë së ASH-së për tu larguar nga qeveria duke akuzuar ate “Shko me Aliun por çfarë do të bësh me aktivistin e sinqertë”, shkruan Top24
Kujtojmë që përveç Fazliut disa her me postimi ka reaguar edhe ish deputeti tjetë Orhan Ibrahimi i cili së bashku me Bekim Fazliun, Gazmend Aliun dhe Meral Feratin kishin realizuar disa takime me Taravarin madje në të shumtën e këtyre takimeve ata kishin udhëtuar deri në Gostivar për të takuar Taravarin.
Kjo lëvizje nga një vartës në një armik dhe mbrojtës i qeverisë Mickovksi dhe tentimi për të mbrojtur VLEN nxjer në pah dështimin e planit të Fazliut dhe Ibrahimit për të vazhduar të mbijetesën e tyre politike.
Ibrahimi dhe Fazliu kishin qenë të ashpër edhe me largimin e Ziadin Selës nga Partia Demokratike Shqiptare madje ata e kishin cilësuar Selën si tradhëtar vetëm e vetëm sepse aso kohe ata ishin deputet të PDSH-së dhe Sela u kishte prishur rehatinë.



