LajmeMaqedoniTopLajm

Sela uron Ramën me thënien e Isa Boletinit: Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka uruar fitoren kryeministrit Rama në zgjedhjet e 11 Majit ku partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare dhe doli forcë e parë. Sela në postimin e tij ka zgjedhur thënien e Isa Boletinit “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!”, shkruan Top24

Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane.
Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe konfirmim për punët dhe projektet e suksesshme.
Urime edhe të gjithë pjesëmarësve në këto zgjedhje, që i dhanë vlerë një procesi të rëndësishëm demokratik në momente vendimtare për të ardhmen e vendit.
Me zemër urojmë që Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët t’i shohim në familjen e madhe Europiane dhe pjesë e kombeve dhe shteteve të zhvilluara.
– Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!

Related Articles

Back to top button
Close
Close