LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi uron Ramën: Një udhëheqës me vizion dhe vendosmëri që e ka kthyer Shqipërinë në një faktor të besueshëm në rajon dhe çdo ditë një hap më afër familjes evropiane

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka uruar fitoren e madhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë të drejtuar nga Edi Rama duke theksuar se “Një udhëheqës me vizion dhe vendosmëri që e ka kthyer Shqipërinë në një faktor të besueshëm në rajon dhe çdo ditë një hap më afër familjes evropiane”, shkruan Top24

Urime Kryeministrit Edi Rama për mandatin e katërt radhazi! 🇦🇱
Një udhëheqës me vizion dhe vendosmëri që e ka kthyer Shqipërinë në një faktor të besueshëm në rajon dhe çdo ditë një hap më afër familjes evropiane.
Ky mandat është verdikti më i qartë i popullit ku legjitimiteti buron nga vota, jo nga marrëveshjet e mbyllura pas shpinës së qytetarëve.
Në kohën kur në vendin tonë përfaqësuesit shqiptarë hyjnë në qeveri pa votat e shqiptarëve, Republika e Shqipërsë jep shembull se si legjitimiteti ndërtohet mbi besimin e dhënë nga populli.

Related Articles

Back to top button
Close
Close