LajmeRajon

Kryemadhi voton krah të ëmës dhe djalit/ Mesazhi i të birit: 11 Majin, kemi mundësi ta kthejmë në një ditë historike

Kryemadhi voton krah të ëmës dhe djalit/ Mesazhi i të birit: 11 Majin, kemi mundësi ta kthejmë në një ditë historike

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Edit Durham” në Tiranë.

E shoqëruar nga e ëma dhe djali i saj, Besar Meta, Kryemadhi ka dalë publikisht për të votuar, ndonëse nuk është kandidate për deputete në këto zgjedhje. Ajo ka shprehur më herët mbështetjen për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, aktualisht në qeli.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë të votojnë sepse në fund të ditës indiferenca është vrasje e demokracisë më ka thënë Era. E vetmja mënyrë për ta shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojnë të votojnë dhe kush do ndryshimin, të japë ndryshimin”, tha Kryemadhi.

Pas votimit, djali i saj, Besar Meta, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime: “Këtë ditë të kemi mundësi ta kthejmë në një ditë historike,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në vendimmarrjen politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close