
Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Saubermacher, nis aksionin për pastrimin e mini deponive të krijuara në disa pika nëpër rrugët e malit Sharr. Krijimi i deponive nëpër Sharr, vitin e fundit është reduktuar tejmase, megjithatë, ky fenomen vazhdon edhe më tej të jetë prezent. Kreu i komunës Bilall Kasami, ka apeluar banorët që të mos krijojnë deponi të këtilla nëpër rrugët e malit Sharr.
“Për çdo makinë do duhet të paguhet 150 denarë. Insistimi në fillim ishte të paguhet për person por mbeti pagesa vetëm për makinat. Do jetë gjë e mirë sepse po mundohemi ta mbajmë më pastër edhe parkun kombëtar por edhe të iniciojmë nisma të atilla që të zhvillojmë parkun më së miri. Por meqë si drejtori jemi me vetëfinancim, ky projekt do e ndihmojë drejtorinë shumë”, tha Emir Huseini drejtor i Parkut Kombëtar “MALI SHARR”.
Numri më i madh i deponive nëpër malin Sharr, janë në fshatrat më të largëta malore, ku edhe pse nga komuna dhe Ministria e Ekologjisë janë pastruar disa herë, sërish nga disa banorë të pandërgjegjshëm, formohen të njëjtat bri rrugëve.



