LajmeRajon

Kurti pret në takim shefin e ri të OSBE-së në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Atij Kurti i uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

“Qeveria e Republikës së Kosovës punon ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, u tha në njoftim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close