
Zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai pas postimit të mbrëmshëm dhe përhapjes së lajmit seai mund të ndaj rrugët me partinë e Taravarit si përgjigje për të demantuar këtë ka shpërndarë statusin e Taravarit nga hapja e shtabit të kësaj partie në Gostivar, shkruan Top24
Ndryshe sot sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani në një intervistë për TV21 ka theksuar se Arben Fetai është në një vij me politikbërjen e kryetarit Arben Taravari dhe se ate e ka ngarkuar partia për të gjetë një modul bashkëpunimi me VLEN-in.




