LajmeShowbiz

Lajmet për të dhe Diellzën, reagon ashpër motra e Gjestit: Po keqpërdoret emri im dhe i vajzës, turp!

Blerina Kelmendi, motra e Gjest Kelmendit, ka shpërthyer në një reagim të ashpër përmes një postimi në Instagram, pas lajmeve të shumta që po qarkullojnë në rrjet lidhur me marrëdhënien e saj me Djellzën – ish-partneren e Gjestit – dhe mungesën e raportit të saj me Eglin.

Në një “story” të ndarë në profilin e saj, Blerina shpreh zemërimin dhe zhgënjimin për mënyrën si emri i saj po përmendet në një histori që, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. “Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin” – shkruan ajo, duke e cilësuar situatën si “turpëruese”.

Reagimi i saj duket të jetë një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj zërave që po aludojnë se shoqëria e saj me Djellzën ka ndikuar në distancën e saj ndaj Eglit, partneres aktuale të vëllait të saj. Ndjekësit në rrjete sociale kanë vënë re se Blerina nuk e ndjek Eglin në Instagram – fakt që ka ndezur thashethemet.

Por Blerina e ka bërë të qartë se është e lodhur nga spekulimet dhe dëshiron që emri i saj të mos përfshihet në histori të pavërteta.

Ajo ngre edhe shqetësimin për shkeljen e privatësisë në epokën e rrjeteve sociale. “Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?” – pyet ajo në fund të postimit, me një ironi që godet saktë në shenjë.

Image

Reagim

FOTO GALERI

Ky reagim ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë mbështetur për mënyrën e sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të cilën ka zgjedhur të flasë. Për momentin, as Gjest Kelmendi dhe as Egli nuk kanë reaguar publikisht për këtë situatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close