LajmeRajon

​Gërvalla: Opozita po e zgjat ngërçin, po presin ndihmë nga jashtë

Kryetarja e Lista Guxo, Donika Gërvalla tha se partitë, PDK, LDK e AAK po e zgjasin ngërçin politik derisa siç tha ajo t’iu vijë “ndonjë ndihmë nga jashtë”.

Ajo tha se para nisjes së seancës konstituive do të mbajnë një takim konsulatativ për të diskutuar për qasjen që do të kenë sot.

Gërvalla theksoi se vota e fshehtë është mënyrë e mirë për të tejkaluar këtë bllokadë të vazhdueshme nga opozita.

“Ne tani do të vazhdojmë me takimin në grupin parlamentar së bashku me kryeministrin dhe deputetët e grupit tonë parlamentar dhe do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Mirëpo, një gjë është e qartë votimi i fshehtë është i paraparë edhe në Kushtetutë edhe në rregulloren e Kuvendit dhe më duket një mënyrë shumë e mirë për ta kaluar tejkaluar këtë bllokadë të vazhdueshme që po e bënë opozita sot për të dhjetën herë”, tha ai.

Gërvalla tha se partitë opozita meqenëse nuk kanë arritur marrëveshje mes vete po e zgjasin ngërçin derisa t’iu vijë ndonjë ndihmë nga jashtë.

“Votën e hapur e provuan ta merrnin, nuk e morën dotë se si duket opozita nuk ka arritur në radhë të parë marrëveshje mes vete për krijimin e qeverisë në rast se siç supozojnë ata kryeministri Kurti nuk do të arrinte ta bënte qeverinë me 61 vota në parlament dhe prandaj janë të interesuar ta zgjasin ngërçin derisa t’iu vijë ndonjë ndihmë nga jashtë se tjetër shpjegim nuk ka”, tha ajo.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje para nisjes së seancës konsittuive do të mbaj një takim konsultative me anëtarët e saj dhe kreun, Albin Kurti.

Sot nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka dështuar për gjashtë herë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Ndërsa kjo është hera e dhjetë që tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Të enjten, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për kryeparlamnetarin, por kjo mënyrë e votimit u kundërshtua nga partitë opozitare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close