LajmeMaqedoni

Fronti Europian ende pa vendim për zgjedhjet lokale, Ahmeti për bashkëpunimin e mundshëm me Taravarin: Gjatë javës do të thirren organet e partisë

Fronti Europian dhe BDI-ja ende nuk kanë ndonjë vendim në lidhje me atë se si do të garojnë në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se të gjitha palët do të mblidhen për të diskutuar çështjen në fjalë.

“Akoma nuk është biseduar kjo çështje, do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet e tërë situata”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se e vlerëson vendimin e Taravarit për ndarje nga VLEN.

“Akoma nuk është ndërtuar ndonjë strategji. Z.Taravari më duket se tha unë nuk kam lindur në qeveri, në momentin që do të jetë i papranueshëm, jo i përshtatshëm, ai mund të largohet, por këto janë çështje të z.Taravarit, nuk janë çështje të BDI-së, as të Frontit Europian, janë çështje të brendshme që z.taravari duhet t’i drejtojë dhe duhet t’i menaxhojë. Unë shoh që VLEN-i nuk është VLEN, por është LEN”, tha Ahmeti.

I pyetur nëse ka ndonjë marrëveshje me Arben Taravarin për zgjedhjet lokale, Ahmeti tha:

“Akoma nuk ka biseda finale, BDI akoma nuk i ka thirru organet drejtuese të partisë. Mendoj që brenda javës do të thirren organet më të larta të partisë, do të shqyrtohen të gjitha situatat”, theksoi Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close