
Për momentin, nuk ka asnjë rrezik për stabilitetin e rrjetit të transmetimit në vend. Sistemi elektroenergjetik është i qëndrueshëm, i sigurt dhe nën monitorim 24-orësh të rrjedhave rajonale të energjisë elektrike nga Qendra Nacionale e Dispçimit pranë SHA MEPSO. Të gjithë parametrat e rrjetit të transmetimit janë brenda normave dhe deri në këtë moment nuk ka pasur nevojë për aktivizimin e masave të miratuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, njoftoi SHA MEPSO.
Kjo përfshin mundësinë e shkëputjes së prodhuesve të energjisë elektrike të lidhur në rrjetin e transmetimit ose atë distributiv. Prodhuesve të shkëputur nuk do t’u llogariten devijimet, ndërsa prodhuesit e privilegjuar nuk do të preken nga këto masa.
“Këto masa të përkohshme janë masa standarde, parandaluese, në përputhje me ENTSO-E (Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit të Energjisë Elektrike) dhe zbatohen në situata të jashtëzakonshme, kur prodhimi i energjisë elektrike nga fotovoltaikët është më i lartë se konsumi, për shkak të nevojës për mbajtjen e frekuencës së sistemit elektroenergjetik dhe rregullimin e çdo çekuilibri të mundshëm. Qëllimi është i qartë: mbajtja e një sistemi energjetik të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm, ku burimet e rinovueshme të energjisë menaxhohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurt”, njoftoi SHA MEPSO.



