
Një mosmarrëveshje e minutës së fundit duket se po kërcënon të prishë marrëveshjen për mineralet që Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina shpresonin të nënshkruanin sot.
Sipas burimeve amerikane dhe ukrainase të njohura me qëndrimet e secilit vend, mosmarrëveshja qëndron në atë se cilat dokumente duhet të nënshkruhen sot.
Një burim i njohur me qëndrimin e Ukrainës tha se ndërsa SHBA-të “ofruan” të nënshkruanin të tre dokumentet sot, Ukraina besonte se nevojitej më shumë punë në anën teknike.
Ndërkohë, një burim i njohur me qëndrimin e SHBA-së i tha CNN-së se të tre dokumentet duhej të nënshkruheshin sot dhe se ukrainasit po përpiqeshin të rihapnin kushtet për të cilat tashmë është rënë dakord si pjesë e paketës.
Për Ukrainën, marrëveshja shihet si çelësi për të siguruar aksesin e saj në ndihmën ushtarake amerikane në të ardhmen.



