
Përfundimi i zgjedhjeve presidenciale nxori në sipërfaqe se koalicioni VLEN nuk ariti të dëshmoj se është një fuqi politike. Kjo i parapriu një marrëveshjeje politike për të mos ta quajtur një koalicion parazgjedhorë. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 edhe përkundër koalicionit me VMRO-DPMNE-në, nuk bindën masën për ti dhënë një mbështetje masovike VLEN-it dhe për të përmbysur rezultatin kundër Frontit Europian, Edhe për kundër diferencës mes dy blloqeve VLEN dhe Fronti Europian, koalicioni VLEN ishte koalicioni i prefuar i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hrisjan Mickovksi duke bërë pjesë të koalicionit dhe duke minimizuar fuqinë e faktorit politik shqiptarë në këtë qeverisje. Qasja inferiore e VLEN-it në qeveri krijoi përceptimin te pala maqdonase se VMRO-DPMNE po e përmbush premtimin “Македонија повторно твоја„.
Sot pas më shumë se nëntë muaj qeverisje dhe pa asnjë proces pozitiv për shqiptarët por vetëm regres, VLEN akuzon BDI-në se dëshiron që VMRO-DPMNE të ketë 60 mandate ndërsa haron se pikërisht VLEN i jep komoditetin e përceptimit tek pala maqedonase se Mickovsi dhe kjo qeveri ktheu shtetin sërish në duart e tyre. Vet bllokimi i ndryshimeve kushtetuese dhe heshtja e VLEN-it për këtë proces të rëndësishëm për vendin për të vazhduar rrugëtimin e tij drejt Europës po bën edhe më bindës se Mickovski është heroi i tyre dhe se ai meriton edhe më shumë.
Sikur VLEN tani pa Taravarin, të kishin vendosur një kusht të vetëm për ndryshimet kushtetuese, ligjin për përfaqësim të drejtë dhe shumë procese tjera siguritsh në këtë rast do të mund të drejtonin gishtin në dretim të BDI-së.



