
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti e ka quajtur Afrim Gashin, Haxhi Pishmani i LEN-it, pasi Gashi deklaroi sot për REL se nuk ka nevoj për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Top24
Ahmeti, më tej shton se Nëse “politikë e lartë” për ju është poshtërimi i përditshëm që i bëni shqiptarëve, atëherë ju lumtë! Keni arritur majat… të turpit!
Sinkronizohuni, o haxhi pishmanë të LEN-it!
Njëri për zgjedhje të parakohshme, tjetri kundër – hallakamë me regji të vasalëve!
Nëse “politikë e lartë” për ju është poshtërimi i përditshëm që i bëni shqiptarëve, atëherë ju lumtë! Keni arritur majat… të turpit!
Shqiptarët nuk mund të durojnë pafundësisht poshtërimin dhe pazaret tuaja të ulëta.
Zgjedhje duhet të ketë dhe zgjedhje do të ketë, pavarësisht se sa fort përpiqeni t’i mbani postet duke shitur dinjitetin tuaj dhe të shqiptarëve!



