LajmeRajon

​Haradinaj: Presidentja duhet t’i ftojë partitë parlamentare

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj deklaroi se presidentja Vjosa Osmani duhet t’i ftojë partitë parlamentare në takim. Ai tha se janë të gatshëm që të japin zgjidhje, meqë sipas tij kjo situatë e krijuar është e pakuptimtë.

Para fillimit të seancës, Haradinaj u shpreh se duhet të ketë diskutim.

Haradinaj: Jemi të gatshëm që të japim zgjidhje

“Ne jemi të gatshëm që t’i japim zgjidhje në rast se do të jenë dy emra të tjerë të mazhorancës, por sido që të jetë i takon mazhorancës që të jap një zgjidhje se duket që kështu do të shkojë deri në pafundësi. Më mirë do të ishte me u ulë edhe me bisedu edhe me i dhënë një zgjidhje. Ne kemi thënë që edhe presidentja duhet t’i ftojë, me bisedu edhe me gjet një zgjidhje”, u shpreh ai.

Haradinaj: Presidentja të ftojë partitë parlamentare, imazh jo i mirë i Kuvendit

“Kjo situatë çfarë është krijuar do të ishte shumë e rrugës që presidentja t’i fton partitë parlamentare, aty të gjendet një zgjidhje dhe brenda seancës t’i jepet një drejtim. Për shkak se edhe kjo formë si po ndodhë nuk është fort që po i jep imazh të mirë Kuvendit. Shihet që gjithë deputetët janë në depresion për shkak se nuk ka atmosferë pune dhe më mirë do të ishte me i dhënë një drejtim dhe jo kështu”, shtoi Haradinaj.

Ai nuk foli për emra, derisa u pyet nëse janë pro propozimit që Glauk Konjufca të jetë kryeparlamentar.

Haradinaj: Nominimi i Albulenës është ad-hoc sa për të hyrë në këtë bllokadë

Related Articles

Back to top button
Close
Close