LajmeMaqedoniTopLajm

Fetai: Uroj për zgjedhje të ofertës më të mirë për qytetarët! Si për zgjedhjet lokale, ashtu edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse ato ndodhin

I pyetur se si do të veprojë ASH-Taravari në zgjedhjet lokale, respektivisht nëse do të koalicionojë me partitë opozitare, Arben Fetai tha se nuk dëshiron të paragjykojë në këtë fazë. Fetai tha se uron që ASH të gjejë zgjidhje për ofertën më të mirë për qytetarët.

“Nuk dua të paragjykoj një rezultat të kontakteve të ndryshme që ndodhin në këtë fazë. Tash, për momentin, deri sa flasim dhe për deri sa nuk ka vendim mes partnerëve të koalicionit, ne jemi pjesë e qeverisë. Nuk jemi të përjashtuar, vazhdojmë të kontribuojmë në shumicën parlamentare. Deputetët tanë vazhdojnë të bëjnë punën, ne në ekzekutiv vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe uroj që të gjendet një zgjedhje që ofron ofertën më të mirë për qytetarët e këtij vendi, si për zgjedhjet lokale, ashtu edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse ato ndodhin dhe kurdo që ata ndodhin”, theksoi Fetai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close