
Politikologu, Valon Bela përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratave të VLEN-it për largimin e Taravarit nga qeveria. Këtë kërkesë të përfaqësuesve të VLEN-it drejtuar kryeministrit Mickovski, politikologu Bela e cilëson si një veprim që u dëshmon shqiptarëve se këta interesxhinj përveç pozitave s’kanë tjetër interes, shkruan Top24
Nga Svleni paskan kërkuar padronit të tyre Mickovski me e larguar Taravarin nga Qeveria e që nvend të tij me ia marrë pozicionet. Këta interesxhinjët i dëshmuan shqiptarëve se përveç pozitave s’kanë tjetër interes.
Por, atë që se kanë menduar këta është fakti se Mickovski do i merr pozicionet e Taravarit sepse sipas matematikës me 14 deputetë është marrë ajo hise. Ndërkaq vleni i mbetur me 9 deputetë ka me i marrë vetëm 3 Ministri plus ato pozitat e lepuroshëve si zv Kryeministra pa kuletë (portofol).
Mandej çka do bëjnë këta me 3 Ministri?
Sidomos kur me një Ministri më tepër VMRO forcohet edhe më shumë…



