
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka komentuar ngjarjet e fundit brenda VLEN ku ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesve të VLEN se legjitimiteti i shqiptarëve në qeveri nuk rezikohet. Ahmeti në postimin e tij shkruan se “Vazali nuk flet, nuk mendon, por vepron sipas urdhrit të agait!”, shkruan Top24
VLEN-i, LEN-i dhe legjitimiteti
Kur u bënë pjesë e qeverisë pa legjitimitet etnik shqiptar, numëronin 14 deputetë (realisht 13, sepse të 14-in e morën përmes inxhinieringut zgjedhor). Në atë moment ishin vazalë, sepse nuk përfaqësonin vullnetin e shqiptarëve.
Sot, me 5 deputetë më pak, deklarojnë pa asnjë grimcë turpi se “legjitimiteti nuk rrezikohet”.
Bashkëkombas të dashur, a keni ende nevojë për më shumë prova se kemi të bëjmë me vazalë? E dihet: vazali nuk flet, nuk mendon, por vepron sipas urdhrit të agait!



