
Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos i ka bërë thirrje qeverisë së ardhshme të Serbisë që të sigurojë që vendi të kthehet në rrugën e anëtarësimit në BE. Ajo paralajmëroi se pranimi ishte në rrezik nëse vendi nuk trajtonte çështje kyçe.
Shefja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian ka mbështetur thirrjet e protestuesve në Serbi për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur sundimin e ligjit, pasi ajo këmbënguli që vendi të kthehet në rrugën e duhur në përpjekjen e tij për t’u bashkuar me bllokun.
Protestat nisën në nëntor pasi një shembje vdekjeprurëse e çatisë në një stacion treni shkaktoi një shpërthim zemërimi publik për korrupsionin me rrënjë të thella. Presioni nga protestat çoi në dorëheqjen e kryeministrit dhe në rënien e qeverisë.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pretendon se protestat e udhëhequra nga studentët po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin.
Këtë muaj Vuçiç propozoi një rishtar politik, ?uro Macut, një endokrinolog, për të udhëhequr qeverinë. Macut ka afat deri më 18 prill për të bindur parlamentin të miratojë një qeveri të re. Nëse ai dështon, Vuçiq mund të detyrohet të thërrasë zgjedhje të reja.
Brukseli e ka paralajmëruar Beogradin për rrezikun e dëmtimit të ofertës së tij për anëtarësim.



