
Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” nisi me një moment surprizë që rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut: një klip ku figura të njohura flisnin për ndikimin e këtij formati në shoqërinë shqiptare. Por ndër të gjithë, dy emra spikatën më fort se të tjerët: Arbana Osmani dhe Alaudin Hamiti.
Arbana, ish-prezantuesja ikonë e formatit, u shfaq në mënyrë simbolike përmes një monologu të xhiruar më herët, duke risjellë në kujtesë karrierën e saj të gjatë me “Big Brother”. Në këtë insert, ajo foli për arsyet e largimit të saj nga spektakli, duke përmendur “lodhjen”, ndërsa shumë e lexuan këtë dalje si një mesazh me nëntekste, në formë “thumbi” ndaj zhvillimeve të fundit.
Në të njëjtin klip u shfaq edhe Alaudin Hamiti, moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, i cili më herët kishte komentuar hyrjen e Gjestit në edicionin aktual të BBVA. Përfshirja e tij në këtë finale shqiptare ngre jo pak pikëpyetje: A ishte kjo një lëvizje miqësore mes produksioneve, apo një mënyrë për të dhënë mesazhe të fshehta?



