LajmeMaqedoniTopLajm

Ibrahimi mes strukturave të Tearcës: Kjo është forca jonë, dhe kjo është ajo që na dallon

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi pas takimit me strukturat e degës së Tetovës, ka vazhduar takimet në komunën e Tearcës ku ka takuar strukturat e kësaj dege duke shënuar se “Kjo është forca jonë, dhe kjo është ajo që na dallon”, shkruan Top24

Pas vizitës në Tetovë, vazhduam në Tearcë, ku u pritëm ngrohtësisht nga kryesia e degës së Alternativës. Ishte një takim i frytshëm, plot energji, besim dhe përkushtim për të vazhduar bashkë rrugën e ndryshimit.
Në çdo vendbanim që vizitojmë, mesazhi i qytetarëve është i qartë: populli na do të bashkuar – si VLEN! Kjo është forca jonë, dhe kjo është ajo që na dallon.
Ndryshimi tashmë ka ardhur me zgjedhjet parlamentare, dhe tani po i drejtohemi me të njëjtin vendosmëri edhe zgjedhjeve lokale.
Është koha që ky ndryshim të ndihet në çdo komunë, në çdo lagje dhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Sepse VLEN për të gjithë!🇦🇱

Related Articles

Back to top button
Close
Close