Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se përfaqësuesit e koalicionit VLEN po zhvillojnë bisedime me disa prej partive të “Frontit Evropian” për përfshirjen e tyre në Qeveri, pas largimit të Taravarit nga VLEN-i. Kasami tha se bisedimet po zhvillohen edhe me eksponentë të ASH-së së drejtuar nga Ziadin Sela.
LAJM: Me Ziadin Selën e keni kanale komunikimi?
“Kemi kanale komunikimi me eksponentë të ASH-së së Ziadin Selës. Edhe eksponentë të koalicionit VLEN kanë komunikim me eksponentë të ASH-së së Selës. Por, edhe me partitë tjera që janë pjesë të “Frontit Evropian”, tha Kasami për gazetën LAJM.


